Vendosni fjalën kyçe....

43-vjeçari vret me armë kunatën në Shkozë, më pas vetëvritet. Autori jetonte në të njëjtën banesë me të vëllanë e viktimën


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë ku 37-vjeçarja Migena Sinani është vrarë me armë zjarri nga kunati.

Ky i fundit më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Autori i dyshuar, 43-vjeçari Roland Sinani, dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor ndërsa krimi ka ndodhur në orët e  para të mëngjesit.

Ai jetonte në të njëjtën banesë me vëllanë e kunatën e tij.

Vëllai i Sinanit e burri i Migenës punonte si taksist ndërsa në kohën e ngjarjes nuk ka qenë në shtëpi, ndërsa aty kanë qenë vetëm prindërit e dy vëllezërve.