Vendosni fjalën kyçe....

“Akuzat për para ruse”- Kryemadhi: Do i drejtohem prokurorisë, një izraelit i kontraktuar për të më sulmuar me dezinformim


Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News 24 ka folur mbi akuzat ndaj saj për pagesa ruse në llogari në banka off shore.

Kryemadhi deklaroi se do i çojë në prokurori dhe gjykatë të gjithë akuzat e bëra ndaj saj për këtë çështje.

Deputetja e PL-së e sheh si rast të inixhinieruar duke përmendur edhe precedentin sipas saj të ndodhur në Beograd ky Presidenti Vuçiç kontraktoi një izraelit për të montuar akuza ndaj rivalit të tij politik.

Kryemadhi thotë se edhe ndaj saj ka indicie se po ndodh e njëjta gjë.

Ata do të paguajnë mercenarë që të dalin në media dhe të marrin kohë për këtë çështje. Më ka dhënë një mundësi shumë të madhe për të qenë më tepër në media dhe për t’u artikuluar më shumë. Opinioni publik e kupton shumë mirë se çfarë është dhe pse është bërë. Unë do i drejtohem prokurorisë dhe gjykatës për këtë çështje.

Lufta nuk bëhet më me armë, bëhet me viruse, siç ndodhi që u izolua bota nga Covid, si dhe me Fake News. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Beograd. Vuçiç kishte përballë ish-kryebashkiakun e Beogradit dhe bëri të njëjtën gjë kundrejt tij, kontraktoi një ekspert izraelit për të bërë dezinformim kundër tij.

Nga të dhënat që unë kam bërë del që është kontraktuar një ekspert irzaelit për të më sulmuar. Për mua është një lajm vere. Mamaja ime meqënëse ka qenë pjesë e administratës, ka pasur një kulturë të mbajtjes së dokumentacionit.

Kjo është çështje për ILDKP. Përsa i përket llogarive bankare, Monika Kryemadhi dhe familjarët e saj nuk kanë pasur kurrë llogari jashtë shtetit, aq më tepër që të lidhen me oligarkë rusë. Kryemadhi ka vetëm llogari bankare në Credins Bank, për të cilat gjithçka është publike”, u shpreh Kryemadhi.