Vendosni fjalën kyçe....

Blinken parashikon fillimin e kundërofensivës ukrainase


Sekretari amerikan i Shtetit Blinken ka sugjeruar se Ukraina ka të ngjarë të nisë një kundërofensivë të shumëpritur në javët e ardhshme.

Duke folur për ‘Funke Media Group’ të premten, diplomati pohoi se çdo vendim për fillimin e operacionit, i cili mund të përfshijë përpjekje për të rimarrë Krimenë, duhet të merret përfundimisht nga Kievi.

Blinken deklaroi në intervistë se ka ‘dy qëllime për miqtë dhe partnerët e shumtë të Ukrainës’ në konfliktin e tanishëm me Rusinë. Qëllimi i parë është të ndihmojë Kievin të fitojë territore, që do të thotë të ndihmosh në një kundërsulm, argumentoi diplomati.

Qëllimi i dytë, sipas Sekretarit të Shtetit, është mbështetja e Ukrainës në ndërtimin e kapaciteteve të saj afatmesme dhe afatgjata për të penguar Rusinë dhe për të lejuar Kievin të mbrohet nga çdo sulm i ardhshëm.

Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të premten se ushtria ruse do marrë parasysh komentet e Blinken kur të planifikojë lëvizjet e veta në konflikt.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba vuri në dukje javën e kaluar se Kievi është i shqetësuar se përparimi i planifikuar nuk do çojë që Rusia të largohet ‘100%’ nga territoret që Ukraina synon të rimarrë.

Ai u bëri thirrje mbështetësve perëndimorë të Kievit që të mos e trajtojnë kundërsulmin si një moment për t’u thyer dhe u bëri thirrje atyre të ruajnë mbështetjen e tyre pavarësisht nga rezultati i saj.

Në fillim të kësaj jave, ministri ukrainas i Mbrojtjes Aleksey Reznikov deklaroi se duke filluar nga prilli ose maji, forcat e Kievit do përdorin pajisjet perëndimore të furnizuara rishtazi, përfshirë tanket gjermane Leopard, për të sulmuar zonat e kontrolluara nga Rusia.