Vendosni fjalën kyçe....

Rusia akuzon gazetarin e WSJ-së për spiunazh – Media


Gazetari amerikan Evan Gershkovich u akuzua zyrtarisht për spiunazh të premten, kanë raportuar disa media ruse. Korrespondenti i Wall Street Journal u arrestua më 30 mars në Yekaterinburg, pasi dyshohet se u përpoq të merrte sekrete ushtarake.

Gershkovich u paraqit para një gjyqtari në rrethin Lefortovo të Moskës dhe u deklarua i pafajshëm. Avokati i tij, Daniil Berman, nuk pranoi të komentojë mbi rastin.

Autoritetet ruse pretendojnë se Gershkovich, ‘duke vepruar sipas udhëzimeve nga pala amerikane, mblodhi informacione që përbënin një sekret shtetëror për aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial rus’, tha agjencia e lajmeve Interfax.

Ai u arrestua në Yekaterinburg, në Rusinë qendrore, dhe u vu nën arrest paraprak deri më 29 maj. Ai apeloi arrestimin dhe seanca e apelit u caktua për 18 prill.

Gershkovich thuhet se u akuzua për shkelje të nenit 276 të kodit penal rus duke u përfshirë në spiunazh. Nëse shpallet fajtor, ai do përballet me deri në 20 vjet burg.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e përshkroi Gershkovich si të kapur ‘me presh në duar’. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se çfarëdo që po bënte Gershkovich, ‘nuk kishte të bënte me gazetarinë’, duke shtuar se qeveritë perëndimore kanë përdorur më parë gazetarët si spiunë.

Wall Street Journal mohoi se Gershkovich kishte spiunuar, kërkoi lirimin e tij dhe tha se ishte ‘thellësisht i shqetësuar’ për sigurinë e tij. Gazeta sugjeroi gjithashtu se Rusia e ndaloi pa të drejtë gazetarin për ta shkëmbyer atë për dikë.