Bashkia Shkodër ka hapur prej disa muajsh strehëzën publike për qenushët endacakë.
Kryetari i Bashkisë, Bardh Spahia ka qenë për vizitë në këtë qendër e para në Shqipëri që ofron strehim për katër putrakët.
Spahia shkruan se po punohet për të pëfunduar fazën e dytë që do strehojë më shumë qenushë endacakë.
“Krenar që Shkodra është bërë, prej disa muajsh tashmë, i pari qytet në Shqipëri me një strehëz publike për qentë endacakë. Ndërsa kafshët e para kanë një strehë, ushqim dhe përkujdesje, po punojmë për të përfunduar fazën e dytë të punimeve për të strehuar të tjerë qen endacakë. Miqtë tanë të mirë me katër putra nuk e kanë vendin dhe nuk mund t’i lëmë në rrugët e qytetit tonë. Ndërkohë që mbetet sfidë për të gjitha institucionet frenimi i sjelljes së tyre nga qytetet e tjera drejt Shkodrës. Unë shpresoj shumë në përgjegjshmërinë dhe ndjeshmërinë edhe të bashkive të tjera në mënyrë që ky standard i vendosur nga bashkia jonë, të ndiqet nga të gjitha bashkitë.
Teksa i tregoja strehëzën vajzës time, e cila i ka shumë për zemër kafshët, sidomos ato të braktisura, lutja ime dhe besoj e shumë kafshëdashësve shkon për të gjithë bashkëqytetarët tanë që të kujdesemi për këto kafshë, të adoptojë kush ka mundësi dhe të mos i braktisim”-shkruan Spahia.