Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, pasi mësohet se një automjet me drejtues shtetasin N. I., ka përplasur një këmbësore.
Bëhet me dije se 50-vjeçarja është dërguar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
NJOFTIMI:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.04.2023, në afërsi të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, mjeti me drejtues shtetasin N. I., ka aksidentuar një shtetase (këmbësore) rreth 50 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.