Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës vijojnë sërish protestën: Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush


Banorët e Bërxullës nuk e kanë ndalur protestën as këtë të dielë.

Me thirrjet “Mbrojmë pronat tona”, “Shteti na ka shitur”, banorët po protestojnë sërish sot për të kundërshtuar projektin që prek pronat e tyre projekt, pasi ata thonë se nuk po bëhet vlerësimi i duhur i çmimit të tyre.

“Nuk ka asnjë zhvillim, nuk do t’ja dijë askush. As ata që kanë qenë dhe as ata që do të vijnë. Edhe një muaj do të vijnë zgjedhjet dhe më pas do të harrohet. Një pjesë e banorëve janë shitur. Shteti të vijë tek ne. Kryeministri të mos bëjë sehir atje ku është , nuk ia falim. Nuk ka dallime këtu”, tha një nga banoret.