Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi vijon takimet, dëgjon shqetësimet e banorëve dhe bizneseve


 

Kandidati i opozitës për kryetar në Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka vijuar takimet me qytetarët dhe bizneset në lagje e rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

Duke u ndalur në zonën e “Tregut Ushqimor”, Këlliçi dëgjoi nga afër ankesat dhe problemet me të cilat po përballet biznesi i vogël në kryeqytet.

Mos pyet për punë, ja po e sheh vete, e shtunë sot. Sot kam shitur një palë këpucë gjithë ditën dhe jetoj me të. Kemi dhënë boll për atë, unë me thënë të drejtën kam dhënë boll për atë dhe nuk më ka bërë asnjë gjë. Suksese, ti je për këtë popull, se këta të tjerët janë mashtruesa. Edhe e shtuna e diela është bërë një lloj, se normal, presim të shtunë e të diel. Të gjithë tregtarët ankohen”-u shprehet një tregtar.

Këlliçi iu përgjigj shqetësimeve të tregëtarit se gjithë plani i tij është i realizueshëm.

“Po mirë a e kuptojnë që duhet ndryshuar kjo gjë? Nuk mund të ankohen pafundësisht dhe të mos ndërrosh gjë. Më janë turrur mua se kam bërë premtimin për autobusët pa lekë: këtu nuk përfiton njeri, kjo nuk i intereson kurrkujt, etj etj! Ndërkohë që njerëzit janë për bukë goje. Tregu këtu është gjithë ditën nuk ka njeri këtu me çfarë po pyes, edhe ata që janë nuk kanë lekë. Bëhen, janë me këmbë në tokë, dhe janë të realizueshme”-u shpreh Belind Këlliçi.

Ndërkohë takimet e Belind Këlliçit me qytetarët, vijuan edhe përgjatë rrugës së Kavajës.

Edhe aty Belind Këlliçi dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre, që lidhen kryesisht me problemet në infrastrukturë dhe asfaltin elektoral.

Tek pallati jonë këtu mbrapa, strehimi është mbushur me fekale. Erion Veliajn e kam takuar që në 2013 kur kishte nevojë për votat. Po ta shikoni vete është katastrofë, katastrofë. Vërejtje ka sa të duash. Këtu te pallatet e të persekutuarëve, po të bjerë një shi, baltë dynjaja. Kanë filluar pak ato patronazhistët tek ish-ekspozita. Kemi pak dëmtime për atë shtesën nga pallati. Mua nuk më morën, morën ato poshtë, u kanë premtuar ndonjë lekë. Rruga pa pasur nevojë janë duke na e shtruar tani. Të bjerë shi e di si mbushet apo jo. Pa pusetë, pa kanalizime, kanë hedhur asfalt tanii. Kemi bërë ankesë në minibashki, çuam një listë, na thanë sillni emrat e banorëve, bëmë një listë paraprake, firmosën banorët, e çuam atje, deri tani asnjë përgjigje. Suksese dhe mbarë e mirë, se me këta nuk po ia dalim dot më”-u shprehën qytetarë te rruga e “Kavajës”.