Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Rama po shkel ligjin elektoral me premtimet për rritje rrogash dhe lëmoshat për pensionistët


Sali Berisha nga Elbasani në prezantimin e kandidatit Luçiano Boçi pohoi se Rama me maskën e po shkel ligjin elektoral, duke iu premtuar rritje rrogash administratës apo lëmosha prej 5 mijë lekësh për pensionistët.

Ai tha se në 15 maj do i çjerrin maskën Ramës.

Duke u ndalur te Elbasani, Berisha tha se ky qytet në 8 vite u shndërrua në një vend të mallkuar.

Thirrje e thellë për shqiptarët; të zgjohemi dhe të votojmë, të firmosim fitoren e Luçiano Boçit në Elbasan. Elbasani u shndërrua në dhe të mallkuar në këto 8 vite, ku qytetarët nuk besuan se mund të ndërtohej më jeta. Çfarë ndodhi? Nga viti 2007-2014 numri i qytetarëve në Elbasan rritej çdo vit, por 1/3 e elbasanllinjve janë larguar. Nuk ka kushtrim më të madh për ata që kanë në shpirtin e tyre një grimë dashurie për Elbasanin dhe Shqipërinë. Të votojmë ndryshmin në Elbasan, se është qytet i bekuar. Është në detyrimin tonë të shtrojmë pyetjen; çfarë ndodhi në 8 vite? Pse kjo braktisje masive nga shqiptarët?! Monizmi është sistemi i shtypjes, i mohimit të vlerave. Është sistemi i asfiksisë së shoqërisë.

Pluralizmi ka faktuar se është sistemi i mundësive, i begative të shoqërive. Pse ikin shqiptarët?! Shkaku më kryesor i ikjes së tyre, është varfëria në rritje. Në 2008 ne kombi i tretë më i varfër i planetit që ishim në 204 dollarë për frymë. Sali Berisha si president kishte rrogë 16 dollarë. Me lumenj djerse u ngritëm, u vendosëm me familje e të ardhura të mesme dhe të larta. Në 2012-ën shqiptarët ishin më të paguarit në Ballkan. Në 2013-ën u ndërtuan qindra km rrugë dhe shkolla e institucione shëndetësore. Kjo jo se kishte para më shumë se këto 8 vite, por paratë ishin më pak. Borxh morën 4% të prodhimit të brendshëm. Kurse Edi Rama ka rritur borxhin me 43 %. kam marrë 5 mld euro borxh. Në këto 8 vite ka vjedhur qytetarët sa asnjë kryeministër në Europë dhe botë. Sot ai për të fshehur fytyrën e hajdutit të shëmtuar ka vendosur maskën e bamirësit. u thotë pensionistëve; ja ku e keni një 5 mijë lekësh. Apo ju premton rritje rrogash administratës. Vetëm me bordet komuniste, me çmimet që rriti, sipas ekonomistëve, ai ka grabitur 430 mijë lekë çdo qytetari, një rrogë.

Ky njeriu që premtoi rrogën e 13, ia vodhi dhe rrogën e 12 qytetarëve. Dua t’i them se ligji elektoral është ligj elektoral. Vërtetë se ke vendosur maskën e bamirësit, por të garantoj se do të çjerrim çdo maskë në 15 maj dhe do të tregojmë fytyrën e vërtetë para qytetarëve. ka ligje elektorale dhe norma elektorale, dhe mendon se do i kalosh ato me maskën e bamirësisë. Në 15 maj maskën do të të çjerrim. Si misionarë të vërtetë tek çdo qytetar do të përcjellim programin e Luçiano Boçit, të interesave qytetare. Programin e respektimit të këtyre qytetarëve, të rikthimit të shpresës, pluralizmit politik në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë. Gëzuar Pashkët dhe besimtarëve myslimanë për agjërimin.”, tha Berisha.