Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Rithemelimit iu bashkua protestës, banorët e Bërxullës: Nuk duam mbështetje nga kandidatët


Teksa po zhvillojnë protestën e ditës së sotme për kuazat e tyre, banorëve të Bërxullës iu bashkua edhe kandidati i Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha.

Por përfshirja e tij në këtë protestë nuk është pritur mirë nga banorët, pasi e kanë cilësuar si një shfrytëzim nga ana e kandidatit të Berishës për Bashkinë Vorë, Indrit Hoxha përfshirjen e befasishme dhe interesimin e tij për protestën e Bërxullës. Protestuesit thonë se janë në dijeni se ky interesim nga forcat politike të Berishës vjen si pasojë e zgjedhjeve vendore dhe se protesta e tyre është e pa përfaqësuar nga asnjë kah politik.

Nuk duam mbështetje nga kandidatët. Nuk kemi nevojë fare për kryetar bashkie. Nuk e duam duam fare. Mos e filmoni fare edhe ju gazetarët. Na lini në hallet tona.”- tha një banor.

Një tjetër banore u shpreh Indrit Hoxha ka vetëm interesin e votës dhe jo të qytetarëve të Bërxullës.

S’kanë ardhur ndonjëherë këtu që të na vijnë sot. Jeni hajdutë. Nuk na përfaqëson asnjë. Nuk duam as parti as kryebashkiak. Kush vjen për punë partie të ikë nga ka ardhur. Kjo është protestë paqësore. Ai ka hallin e votës, nuk i intereson për ne.’- tha banori.

Ndërsa një banor është shprehur se duhet sqaruar e vërteta se banorët e Bërxullës nuk përfaqësohen nga asnjë forcë politike.

Kandidati i bashkisë Vorë, ka dalë dje me lajme nëpër portale që demek e organizon ai protestën. Dhe kishin paralajmëruar protestë, protestën kemi 7 muaj që e mbajmë vetë dhe e kemi jo politike!

Të mbushen portale që organizohet protesta nga kandidatët e Berishës, këtë se pranoj.’- tha ai.