Policia e Tiranës ka dhënë detaje për një ngjarje që ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku pas përplasjes së dy makinave, shoferët janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Policia bënë me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi.
“Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën duken disa persona që konfliktohen me njëri-tjetrin, afër Zogut të Zi, ju sqarojmë se:
Ditën e sotme, rreth orës 18:45, afër rrethrrotullimit të Zogut të Zi, shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Dibër, dhe M. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, kanë gërvishur automjetin që drejtonte shtetasi E. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë. Pasi janë gërvishur dy mjetet, kanë dalë të dy palët duke u konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me grushte. Si pasojë e goditjeve kanë marrë dëmtime të lehta. Të dy palët e përfshira në konflikt janë shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.
Video marrë nga JOQ