Disa drejtues mjetesh në Tiranë janë ndëshkuar me nga 40 mijë lekë të reja gjobë nga Policia Rrugore.
Ata janë vëzhguar nga policia nga postimet në TikTok duke kryer manovra të rrezikshme në Bulevardin e Ri duke i kthyer në rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Njoftimi
“Në datën 09.04.2023, në rrjete sociale janë postuar disa video për automjete të ndryshme, drejtuesit e të cilëve kryenin manovra të rrezikshme duke u bërë rrezik për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, në rrugën “Bulevardi i Ri”.
Falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social TikTok është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.
Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.
Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.”