Vendosni fjalën kyçe....

Liverpul i gatshëm të ofrojë 70 mln euro për mesfushorin e Interit nëse dështon me Bellingham


Liverpool raportohet se e ka bërë yllin e Interit, Nicolo Barella si alternative kryesor para Jude Bellingham derisa ata janë në gjueti për një tjetër mesfushorë

Reds pritet që të kenë përforcime në mesfushë pasi që të hapet afati i transferëve këtë verë. I riu  Borussia Dortmund, Bellingham është parë vazhdimisht i pari në listën e dëshirave këtë verë.

Lojatari i Borussias ka qenë vazhdimisht në këtë listë, por ai mund të kërkojë skuadër tjetër pasi që skuadra e Jurgen Klopp pritet që mos të përfundojë në top – 4, vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Me anglezit që është duke u lidhur me një kalim në disa skuadra të mëdha të Europës, Liverpooli është përgatitur që të shikojë alternativa të tjera. Calciomercato raporton që skuadra nga Merseyside është duke e kërkuar Barellan, me fituesin e Euro 2020 që duket se ka një çmim për rreth 70 milionë euro nëse do të shpërblehet nga San Siro.

Liverpooli po ashtu është lidhur me një kalim me Moises Caicedo të Brighton, por Barella është një opsion më i lirë së sa ylli i Ekuadorit dhe skuadra e Anfield janë gati që të ulin çmimin e tyre pasi ata të freskohen me njerëz të ri në bord.