Prodhuesi i makinave elektrike me bazë në SHBA, Tesla do të ndërtojë një mega fabrikë të re në qendrën financiare të Kinës, Shangai, për të prodhuar produktin e ruajtjes së energjisë të kompanisë Megapack, raportuan mediat kineze të dielën, sipas AA.
“Fabrika e re është planifikuar të hapet në tremujorin e tretë të vitit dhe të fillojë prodhimin në tremujorin e dytë të 2024”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve kineze Xinhua, duke cituar Tesla nga një ceremoni nënshkrimi për projektin në Shangai.
Sipas raportit, fabrika e re fillimisht do të prodhojë 10,000 njësi Megapack çdo vit, e barabartë me rreth 40 GWh të ruajtjes së energjisë. Produktet do të shiten në mbarë botën, shtoi ai.
Tesla ka një “mega fabrikë” në shtetin amerikan të Kalifornisë me kapacitet për të prodhuar 10,000 Megapaketa në vit.
Vitin e kaluar, raportet thanë se Tesla planifikoi të zgjeronte një nga fabrikat e saj më produktive të prodhimit të automjeteve, Gigafactory Shanghai, në një përpjekje për të shtuar një kapacitet vjetor prej 450,000 njësive.