Vendosni fjalën kyçe....

I vunë tritol në makinë, mesazhi i Bernard Ndrecës: Arsyet politike, s’i mbani dot bashkitë me presion


Kreu i degës së Rithemelimit në Vaun e Dejës Bernard Ndreca, makina e të cilit shpërtheu mëngjesin e sotëm, tha se nuk ka konflikt me askënd duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes.

Në një deklaratë për mediat, Ndreca tha Rama nuk e mban dot pushtetin me presion.

“Në momentin që ka lëvizur makina nga vendi aty ka qenë shpërthimi. Skam konflikte me asnjë, kjo është e përdorur politikisht. S’më është vendosur mua por kreut të PD së Vaut të Dejës sepse këtu janë të organizuar mirë. S’kam përplasje, as kërcënime. Janë parë pamjet, vijnë dy persona, në orën 1:15 të natës, rreth 7 minuta aty, vendosin eksplozivin dhe largohen. Janë të maskuar. Thirrja ime është, duke filluar që nga kryeministri: Të distancojnë policinë nga politika. Lërini njerëzit të votojnë të lirë. I bëj thirrje çdo lloj kahu politik, se vullneti i njerëzve dihet se ku shkon, nuk i mbani dot bashkitë e vendeve me presion.” – tha Ndreca.

Shpërthimi me tritol ndodhi rreth orës 7 të mëngesit të sotëm teksa Ndreca sapo kishte hipur në makinë e kjo e fundit nisi të ecë.

Nga kamerat duken dy persona që vënë lëndën plasëse rreth orës 1 e 15 të mëngjesit. Nga shpërthimi pati dëme material ndërsa Ndreca fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

*Video marrë nga BW