Vendosni fjalën kyçe....

Kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori e aktivistët fushatë në Tiranë, takime me qytetarët


Kandidati i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori që garon në zgjedhjet vendore të 14 majit për Bashkinë Tiranë dhe aktivistë të kësaj lëvizjeje kanë zhvilluar sot takime me qytetarët në zonën e Pazarit të Ri.

Në një shënim në faqen e lëvizjes në Facebook, thuhet se Qori e aktivistët që e shoqëronin u prezantuan qytetarëve idetë dhe kandidaturat për Këshillin Bashkiak.

Gjatë takimeve, ata thonë se pavarësisht propagandës së kryebashkiakut Veliaj, qytetarët kanë ndarë me ta problemet e ankesat nga taksat deri te rënia e kërkesës konsumatore, mungessa e hapësirave publike e korruptimin e sistemit partiak.

Po kështu në reagim thuhet se shumë qyterarë kanë shprehur haptazi mbështetjen e përkrahjen për Lëvizjen Bashkë e kandidatin Qori në zgjedhjet e 14 majit.

“ECIM BASHKË NË PAZARIN E RI

Sot një grup aktivistësh të Lëvizjes BASHKË prezantuan idetë dhe kandidaturat tona mes qytetarëve të zonës së Pazarit të Ri, rrugës së Saraçëve, rrugës Qemal Stafa dhe rrugës Hoxha Tahsin. Pavarësisht propagandës së Erion Veliajt, shitësit dhe dyqanxhinjtë e Pazarit të Ri ndanë me ne problemet dhe ankesat e tyre, që nga taksat e deri te rënia e kërkesës konsumatore. Të tjerë qytetarë e artizanë të zonës na shprehën pakënaqësitë e tyre me mënyrën se si po qeveriset Tirana, për mungesën e hapësirës publike dhe në përgjithësi korruptimin e sistemit partiak. Shumë syresh na shprehën haptazi përkrahjen dhe vendosmërinë për të na mbështetur në këtë fushatë dhe në ditën e zgjedhjeve.” – thuhet në shënimin e Lëvizjes Bashkë.