Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçin i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama gjatë hapjes së fushatës së Partisë Socialiste.
Këlliçi thotë se Rama jeton me konflikt politik me sulme dhe ofendime sepse kërkon që njerëzit të harrojnë bilancin katastrofik në qeverisje.
Këlliçi thotë se ka model tjetër me projekte konkrete që sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës.
Kandidati i BF-së tha se do i qendrojë premtimit për urban falas.
“Kryeministri dhe kryebashkiaku i tij, i shtuan sot Tiranës edhe më shumë fasadë, shfaqje, e propagandë. Asgjë nga këto nuk i ndihmon qytetarët, nuk hap një vend të ri pune, nuk ul koston e rënduar të jetesës.
Shefi i rilindjes tregoi se ai jeton me konfliktin politik, me sulmet dhe ofendimet. Sepse shpreson, që në këtë mënyrë, njerëzit do të harrojnë bilancin katastrofik që ai ka në qeverisje, dhe të besuarit e tij nëpër bashki.
Unë kam një model tjetër. Me projekte konkrete që do të sjellin zbutjen e kostos së lartë të jetesës. Ndryshe nga shëndetësia jote falas, urbanin e Tiranës, kurdo që te hypësh e kudo që te shkosh, do ta kesh falas.
Këto janë zgjedhje për qytetarët, për shqetësimet dhe për jetën e tyre. Cirkut të batutaxhiut, me shokët e ngushtë në burg për korrupsion, e me kryetarët e bashkive gati për në SPAK, i ka ikur koha”-shkruan Këlliçi.