Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj në hapje të fushatës: Ne mbjellim pemë ata sherr e përçarje


Kryebashkiaku Erion Veliaj mbolli pemët e Qarkut të Tiranës në “Parkun Europa” pranë sheshit Skënderbej, në shenjë simbolike për nisjen e fushatës për zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Veliaj tha se këtë fushatë Partia Socialiste do të mbjellë vetëm pemë dhe bashkëpunim dhe jo sherr e përçarje.

Përshëndetje nga gjithë grupi i Tiranës! Filluam me 5 pemët e para për 5 bashkitë tona dhe do sigurohemi që në të gjitha Bashkitë e Qarkut të lëmë më shumë gjelbërim, më shumë dashuri, më shumë bashkim. Këta mbjellin sherr, ne do të mbjellim vetëm pemë dhe bashkëpunim me gjithë shokët dhe shoqet”, tha Veliaj.