I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar ka shkuar sot në zyrën e kreut të komanduar të PD-së Alibeaj.
Ai shoqërohet në takim nga ambasadorja amerikane Kim. Ditën e djeshme zyrtari i lartë amerikan takoi kryeministrin Rama e presidentin Begaj ndërsa sot pritet të takojë edhe kreun e Partisë së Lirisë Meta.
Në qëndrimin e tij në Tiranë ai ka shmangur kreun e Rithemelimit të PD-së Berisha.
Ky i fundit e ka akuzuar më herët të dërguarin amerikan si pjesë e një skeme gjobëvënieje bashkë me ambasadoren amerikane Kim, kryeministrin shqiptar Rama e ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal.