Vendosni fjalën kyçe....

Escobar shkon te Partia e Lirisë, takim me Metën


I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin perëndimor Gabriel Escobar ka shkuar në selinë e Partisë së Lirisë për t’u takuar me kreun Meta.

Më herët ai takoi kreun e komanduar të PD-së, Alibeaj. Ditën e djeshme ai u takua me kryeministrin Rama e presidentin Begaj ndërsa ka shmangur gjatë vizitës kreun e Rithemelimit të PD-së Berisha, i shpallur non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Berisha e ka akuzuar më herët zyrtarin e lartë amerikan si pjesë e një skeme gjobëvënieje bashkë me ambasadoren amerikane Kim, kryeministrin Rama e ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal.