FBI u ka kërkuar amerikanëve që të qëndrojnë larg stacioneve të karikimit të telefonave falas që gjenden në aeroporte, hotele dhe vende të tjera publike, duke thënë se ato mund të përdoren për të hakuar pajisje dhe mund të përbëjnë një kërcënim për privatësinë.
“Shmangni përdorimin e stacioneve të karikimit falas në aeroporte, hotele apo qendra tregtare. Grupe dashakeqëse kanë gjetur mënyra për të përdorur daljet us btë karikuesve për të futur programe të dëmshme e programe mbikëqyrëse në pajisje,” tha zyra e FBI-së, duke u sugjeruar njerëzve ‘të mbajnë karikuesin e tyre me vete dhe të përdorin prizat elektrike për të karikuar celularët.
FBI nuk është e vetmja agjenci federale që lëshon një paralajmërim për karikuesit e telefonit, me Komisionin Federal të Komunikimeve (FCC) që pretendon gjithashtu se grupet keqdashëse mund të përdorin portat USB për të transferuar programe të dëmshme në pajisjet e përdoruesve që nuk dyshojnë.
Një program i tillë mund të sigurojë qasje në të dhëna të ndjeshme, duke përfshirë fjalëkalimet, të cilat mund të përdoren për forma të ndryshme të vjedhjes së identitetit.
Disa pajisje, duke përfshirë disa iPhone, ofrojnë mbrojtje kundër sulmeve të marrjes së të dhënave duke paralajmëruar përdoruesit për lidhje të rrezikshme, por programet e dëmshme më të sofistikuara janë në gjendje të anashkalojë sinjalizimet.
Megjithatë, pavarësisht alarmeve të lëshuara nga qeveria federale, mbetet e paqartë se sa të zakonshme janë sulme të tilla.