KQZ ka njoftuar në mbledhjen e sotme ndarjen e fondit për dhjetë parti politike, ku 345.600.000 (treqind e dyzet e pesë milion e gjashtëqind mijë) lekë është mbështetja financiare e caktuar për partitë politike për vitin 2023.
Më poshtë janë renditur partitë politike me shumat përkatëse që iu është ndarë, ku vihet re se Partia Socialiste ka marrë pjesën më të madhe të shumës fillestare.
– Partia Socialiste e Shqipërisë përfiton 151.494.783 (njëqind e pesëdhjetë e një milion e katërqind e dyzet e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjete e tre) lekë.
– Partia Demokratike përfiton 106.661.182 (njëqind e gjashtë milion e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e njëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
– Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë) lekë.
– Partia Republikane Shqiptare përfiton 11.488.669 (njëmbëdhjetë milion e katërqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekë.
Rr. “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri | info@kqz.gov.al | www.kqz.gov.al | +355 4 4510810 | 8
– Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia Lëvizja e Legalitetit përfiton 8.018.647 (tetë milion e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e dyzetë e shtatë) lekë.
– Partia e Lirisë përfiton 15.577.215 (pesëmbëdhjetë milion e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e dyqin e pesëmbëdhjetë) lekë.
– Partia SocialDemokrate përfiton 12.266.268 (dymbëdhjetë milion e dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë.
– Partia Nisma Thurje përfiton 6.283.636 (gjashtë milion e dyqind e tetëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.