Vendosni fjalën kyçe....

Meta ironizon fushatën e PS-së: Bën sikur mbjell pemë dhe shkul qytetarët nga vendlindja


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një takim me strukturat e partisë, ironizoi mënyrën e zgjedhur nga Partia Socialiste për të bërë fushatën e 14 majit.

Meta tha se ndërsa Rilindja “bën sikur mbjell pemë, në të vërtetë shkul qytetarët dhe ëndrrat e tyre nga vendlindja.

Shumë shpejt do bëhet inventari i 1 milion pemëve që nuk ekzistojnë. Duke votuar të gjithë, do ndalojmë të shkulin njerëz nga Shqipëria, se këta bëjnë sikur ngulin pemë dhe shkulin njerëz dhe ëndrrat e tyre për të jetuar pranë familjarëve. Sa gjoba janë vënë në Tiranës qytetarëve vetëm për të demonstruar arrogancë e për ti mbajtur njerëzit të frikësuar. Dhe kur vijnë zgjedhjet të thonë ja ta hoqëm gjobën”, tha Meta.