Një 67 vjeçar me iniciale S.Ç ka humbur jetën në Tiranë.
67 vjeçari dyshohet se është rrëzuar nga biçikleta aksidentalisht dhe ka marrë dëmtime në kokë. Kjo gjë i ka shkaktuar atij vdekjen.
Mësohet se ngjara ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda”.
NJOFTIMI:
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.