Vendosni fjalën kyçe....

Sherr në familje në Dibër, 24-vjeçari kanos të vëllanë, procedohet babai i vëllezërve që dëmtoi makinën e policisë


Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Dibër ku një 24-vjeçar ka kanosur të vëllanë e më pas ka dhunuar kunatën e vëllait si dhe ka kanosur bashkëshortin e saj e i ka dëmtuar makinën.

Në pranga ka rënë i riu me iniciale A.Gj, ndërsa babai i tij është proceduar në gjendje të lirë.

60-vjeçari B.Gj, ka dëmtuar mjetin e policisë me sende të forta në përpjekje për të shmangur arrestimin e të birit.

Njoftimi

“Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, u kap dhe u arrestua shtetasi Ahmet Gjura, 24 vjeç, banues në Dibër, i cili për motive të dobëta është konfliktuar dhe ka kanosur vëllanë e tij, shtetasin R. Gj.

Gjithashtu, gjatë konfliktit, shtetasi Ahmet Gjura ka goditur me sende të forta, shtetasen A. N., ka  kanosur shtetasin  S. N. (bashkëshorti i shtetases A. N.), si dhe ka dëmtuar automjetin e tij.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Gj., 60 vjeç, i cili në tentativë për të shmangur arrestimin e djalit të tij, ka dëmtuar me mjete të forta automjetin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.”