Vetëm pak ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të 14 majit, kandidati i partisë Demokratike për bashkinë e Mirditës, Mark Ruçi është tërhequr nga gara.
Ruçi ka dorëzuar dorëheqjen dhe do të mbështesë kandidatin tjetër të opozitës Albert Melyshi, që në zgjedhje futet në siglën e koalicionit të Berishës dhe Metës.
Ruçi ishte një nga 16 kandidatët që kjo forcë politike mundi të nxirrte për zgjedhjet e 14 majit, ndërsa me këtë tërheqje lista tkurret në 15 kandidatë për kryebashkiakë.
Letra e Ruçit drejtuar KQZ:
Për dijeni: KQZ Tiranë
Unë i quajtur Mark Gjon Ruçi i datelindjes 20.08.1961 në Tarazh Mirditë, banues në Rubik-Mirditë paraqes kërkesën si më poshtë:
1.Duke qenë kandidat për Kryetarë Bashkie në Mirditë i propozuar nga subjekti Partia Demokratike e Shqipërisë, për arësyet përsonale dhe familjare deklaroj me vullnet të lirë dhe të plotë se tërhiqen ngaxgara e zgjedhjeve të 14 Majit 2023.
2.Lutem konfirmoni në KQZ dorëheqjen time per tu përjashtuar nga lista e kandidatëve për Kryetarë Bashkie në Mirditë.