Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Bërxullës në protestë, shkojnë te Kadastra


Banorët e Bërxullës kanë  shkuar mëngjesin e sotëm në zyrat e Kadastrës.

Ata kërkojnë të hyjnë brenda për të kërkuar informacione lidhur me atë që pritet të ndodhë me pronat e tyre që preken nga rruga Thumanë-Kashar.

Banorët protestojnë prej 6 muajsh duke kundërshtuar projektin deri në verifikimin e pronave e dëmshpërblimin e tyre me vlerën e tregut.

Ditën e djeshme ata ishinsërish  në zyrat e Kadastrës ku kërkuan takim me drejtoreshën Dallëndyshe Bici. Banorët kanë protestuar prej disa muajsh tashmë ndërsa kanë paralajmëruar se do e pengojnë projektin e rrugës në rast se nuk marrin dëmshpëblim të drejtë.