Vendosni fjalën kyçe....

Begaj: Partitë të bëjnë oferta sa më transparente, shitblerja e votës e manipulimi i zgjedhjeve dukuri të patolerueshme


Presidenti Begaj u ka bërë thirrje partive që të bëjnë oferta sa më të qarta e transparente për qyterarët për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në një fjalim në nisje të fushatës elektorale, kreu i shtetit theksoi se zgjedhjet e shkuara e kanë përballur vendin me dukuri të jashtëligjshme duke kërkuar mospërsëritjen e tyre.

Begaj tha gjithashtu se shitblerja e votës, keqpërdorimi i burimeve financiare, financimet e paligjshme si dhe prishja e manipulimi i procesit zgjedhor janë dukuri të patolerueshme.

“Proceset demokratike në Shqipëri janë ndërtuar me kontributin e çdo bashkëqytetari. Institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e madhe të menaxhimit të të gjithë procesit zgjedhor sipas standardeve demokratike. Miradministrimi i zgjedhjeve duhet të përmbushë standardet e pacenueshme që këto zgjedhje të mos cilësohen thjeshtë si “më të mira” se ato të mëparshme. Entuziazmi i partive politike nuk mund të jetë entuziazmi i asnjë aktori institucional përgjegjës për mbarëvajtje e zgjedhjeve. Partitë politike duhet të japin ofertë sa më të qartë dhe transparente. Eksperiencat e mëparshme na kanë përballur me forma të paligjshme pjesë e procesit zgjedhor. Fenomenet e shitblerjes së votës, keqpërdorimit të burimeve financiare, financimet e paligjshme, prishja apo manipulimi i procesit zgjedhor janë të patolerueshme. Policia duhet të reagojë përballë çdo fenomeni që cenon procesin zgjedhor.” – tha  Begaj.