Vendosni fjalën kyçe....

Bejko: Çdo takim i Berishës kushton 5 mijë euro, po përdor paratë që i ka vjedhur shqiptarëve


Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko është duke zhvilluar një takim me demokratët e degës nr.7.

Gjatë fjalës së tij Bejko ngriti pyetjen se me çfarë parash Sali Berisha mban takime, duke thënë se deri më tani ai ka zhvilluar rreth 13 takime që koushtojnë 5 mijë euro secila, që do të thotë 60 mijë euro deri tani.

Bejko thotë se këto para janë të vjedhura nga shqiptarët ose para të krimit të organizuar.

Bejko vijon se të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantet që i gënjeu se për 6 muaj do hidhte Ramën nga pushteti.

 

Nga kush mbështet nga paratë e oligarkëve. Një takim që zhvillon sot Sali Berisha, një takim i kushton 5 mijë euro. Ka zhvilluar deri tani 13 takime për prezantime, ka shpenzuar rreth 60 mijë euro. Ndërkohë që ka një vite e gjysmë që vjen vërdall, me çfarë parash i zhvillon këto aktivitete, me çfarë i paguan mediat.

Këto para janë para që i ka vjedhur ke shqiptarët, para të vjedhura nga taksapaguesit shqiptarë. Ose paratë e krimit të organizuar ose të oligarkëve. Për të tre këto është akuzuar, për këto të tre është shpallur dhe non grata. Britanikët e akuzuan si bashkëpunëtore me krimin e organizuar, amerikanët si një person që minon demokracinë, shqiptarët e kanë refuzuar për lider dhe sot janë 70% e shqiptarëve që nuk e duan.

Të vetmit që i shkojnë nga mbrapa janë militantet që i gënjeu se për 6 muaj do hedh Ramën nga pushteti. I fton demokratët dhe u thotë votoni listën e Ilir Metës, ata  që ju hoqën ju nga puna dhe shkatërruan jetën e demokratëve”, tha Bejko.