Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti britanik që takoi Berishën nën hetim për lobim të paligjshëm, tërhiqet nga politika aktive


Entuziazmi i Sali Berishës në takimin me deputetin konservator britanik Henry Smith ishte i papërshkrueshëm.

Sonte Syri TV i kushtoi dhe një intervistë deputetit britanik, i cili foli në mbrojtje të Berishës me një terminologji të pazakontë diplomatike.

Mendoj se disa nga emërtimet që kemi parë, mbase kanë të bëjnë më shumë me politikën se sa me provat konkrete”-tha deputeti Smith duke shtuar se mendon se kjo çështje duhet të zgjidhet në gjykatë.

Mirëpo ajo qe nuk thonë përfaqësuesit e PD-së është fakti se një muaj më parë deputeti Henry Smith ka deklaruar se nuk do të rikandidojë më për këtë post duke njoftuar kështu tërheqjen nga politika aktive (kliko këtu).

Nga ana tjetër mediet britanike kanë zbuluar se Henry Smith dhe dy të tjerë janë bërë objekt i një auditi të brendshëm të Parlamentit Britanik pasi dyshohen për manipulim dhe shkelje të ligjit për lobimet dhe sigurimin e fondeve jo të ligjshme (kliko këtu).

Këto të dhëna të bëjnë të kuptosh se deputeti britanik Henry Smith që në dukje po i qan hallin Berishës, mund të jetë në hall më të madh se vetë Berisha. / Hashtag.al