Miratimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë dhe marrëveshja e huasë nëpërmjet Shqipërisë dhe bankës gjermane, KFW për projektin “Zhvillimi i integruar rajonal”, janë shtyrë për seancën e radhës.
Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se e bëri këtë kërkesë pasi donte që opozita të ishte e pranishme.
Përpos kësaj, mazhoranca nuk i kishte sot votat pasi duhej shumicë absolute (71 vota). Shumica e deputetëve socialistë dhe demokrat nuk ishin të pranishëm në sallë.