Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Pjesa më e madhe e shqiptarëve pohojnë se gjendja ekonomike ka mbetur njëlloj ose përkeqësuar, programi jonë do lehtësojë jetesën


Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat soli në vëmendje një anketë nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, ku shqiptarët thoshin se problem shqetësues ishte korrupsioni.

Meta u shpreh se pjesa më e madhe pohojnë se gjendja ekonomike ka mbetur njëlloj ose është përkeqësuar dhe se 53% e qytetarëve mendojnë që drejtuesit bashkiakë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve.

Përsa i përket emigrimit, Meta tha se është vërtet një shqetësim i madh, sepse ndikon në të gjithë ekonominë, tek forca punëtore, pasi kompanitë kërkojë punëtorë në degët e tyre

Ai tha se kandidatët e tij do të ofrojnë një program që do të lehtësojë koston e jetesës në vendin tonë.

“Në Tiranë, Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një anketim, nga del se pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë renditën shtrenjtimin e jetesës dhe korrupsionin si shqetësimet e tyre më të mëdha.

Ata shprehen se demokracia shqiptare nuk ka përparuar sa duhet, dhe se janë të shqetësuar për emigrimin e shtuar kohët e fundit. 87 përqind e tyre pohuan se korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Pjesa dërrmuese e të anketuarve, 79% e të rriturve, pohuan se çmimet e larta dhe kostot e jetesës janë çështje kryesore të vendit.

Pjesa më e madhe pohojnë se gjendja ekonomike ka mbetur njëlloj ose është përkeqësuar. 53% e qytetarëve mendojnë që drejtuesit bashkiakë po punojnë pak ose aspak për të trajtuar nevojat e banorëve. Janë rikandiduar afro ¾ e bashkiakëve aktualë të mazhorancës. Një numër i madh qytetarësh, nga të gjithë moshat dhe profesionet, madje edhe nga të gjithë shtresat dhe nivelet e jetesës po largohen nga Shqipëria.

Emigrimi është vërtet një shqetësim i madh, sepse ndikon në të gjithë ekonominë, tek forca punëtore, kompanitë kërkojë punëtorë në degët e tyre. Banka Botërore konstaton se për 25% të popullsisë me të ardhura më të ulëta, 70% e të gjithë të ardhurave të tyre shkon vetëm për ushqimin. Pa llogaritur të ardhurat për ilaçet, qiranë e banesës, për energjinë elektrike, taksat, tarifat vendore, etj. Plani i kandidatëve tanë ndihmon shumë për të ulur koston e jetesës. Do ulim taksat vendore që janë rritur në mënyrë marramendëse.”, tha Meta.