Vendosni fjalën kyçe....

Zhduken pa gjurmë 46-vjeçari i dyshuari si pjesëmarrës në masakrën e Qafë Gjashtës në Sarandë dhe një person tjetër


Dy persona nga Saranda, me precedentë të mëparshëm penalë, janë zhdukur në rrethana të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Sipas BW, që citon burime konfidenciale të pakonfirmuara, bëhet me dije se prej ditësh kanë humbur gjurmët me familjarët shtetasit Leonard Thodhori, 46 vjeç, banues në fshatin Çukë, dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka nisur kërkimin për dy personat në fjalë ndërsa në operacionin e saj po këqyr kamerat e sigurisë.

Leonard Thodhori, 46 vjeç i njohur si ‘Koçole’ ka qenë i dënuar disa herë.

Thodhori është i dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.Ndërsa në vitin 2003 ka qenë i pranishëm në mjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo.

Po kështu ai ka qenë i dyshuar si i përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Fatmir Sulovari i njohur edhe me emrin Fatmir Krasniqi, 46 vjeç ka qenë i dënuar për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘plagosja e lehtë me dashje’.

Ai është arrestuar në prill 2022 në Lushnjë, pasi në mjetin e tij “BMW” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.