Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa thirrje Çuçit: Zbardhni shpërthimin me tritol ndaj kreut të PD-së në Vaun e Dejës, demokratët s’tremben


Deputetja e PD-së Ina Zhupa i ka kërkuar ministrit të Brendshëm Çuçi të zbardhë sa më parë ngjarjen e ndodhur në Vaun e Dejës dy ditë më parë ku makina e kreut  të Rithemelimit Benard Ndreca shpërtheu.

Ai tha se kjo është nisje e fushatës elektorale me tritol ndërsa theksoi se demokratët nuk tremben. Zhupa u bëri thirrje deputetëve socialistë që të distancohen publikisht nga ngjarja.

“Në këtë parlament kemi 8 javë që nuk diskutojmë për çështje të zgjedhësve. Këtë javë kishit justifikim pushimin zyrtar. Shqetësimi juan i parë nuk është çështjen e zgjedhësve, por kohën e opozitës nuk mund ta merrni. Ne kemi të drejtën tonë t’i themi qeverisë se kush është realiteti. Doja të ndalesha edhe tek akti terrorist ndaj kryetarit të PD për Vaun e Dejës, kjo ishte një nisje e fushatës me tritol. Ministri i Brendshëm duhet të na tregojë se deri në çfarë niveli janë hetimet. Demokratët nuk trembën, hiqni dorë nga këto metoda dhe distancohuni sot publikisht nga kjo ngjarje.” – tha Zhupa.