Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për ish-kreu i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, pas ankimimit që ky i fundit kishte bërë tre ditë më parë.
Gjithashtu në burg janë lënë edhe 12 personat e tjerë të arrestuar bashkë me të, mes tyre dhe nënkryetarja e Bashkisë së Bulqizës.
Më herët sot, Alla ka shfaqur probleme me shëndetin dhe është transferuar në spitalin e burgut.
Kujtojmë se Alla akuzohet për një tender me vlerë mbi 2.8 milion euro, me akuzën e “shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Ish-kryebashkiaku, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, pretendon se akuza e shkeljes së barazisë në tendera e ngritur nga SPAK është e pabazuar dhe në shkelje të ligjit.