Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kosotoja e fushatës nuk do jetë e përfillshme, donacionet do jepen sipas një rregulli


Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët shpjegoi përciptazi se si po financohet fushata e tij kur nga buxheti i shtetit paratë u ndanë për PD-në e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Berisha tha se PD do ketë bordin e vet dhe donancionet do jepen sipas një rregulli të caktuar.

Kreu i PD-së së Rithemelimit dha përgjigje vetëm për sallat ku kryen mbledhjet duke thënë se janë falas të mundësuara nga bashkitë.

Ndërsa tha se vetëm tre stenda janë ndërruar tani duke i cilësuar ato si kosto të vetme duke vijuar se fushata nuk do jete me ndonjë kosto të përfillshme.

PD do ketë bordin e vet, donacionet do jepen sipas një rregulli të caktuar, Por një gjë do ju them, deri tani të gjitha sallat janë dhënë gratis, me përjashtim të një rrethi që e ka privatizuar. Të tjerat kanë qene falas nga bashkitë pa asnjë qindarke

Tre stenda janë ndërruar deri tani. Njëra “i dalim zot”, tjetra “Shqipëria në rrezik” dhe kjo e fundit. Kaq është kostoja e fushatës së Berishës.

Nuk ka një kosto të përfillshme dhe nuk do ketë. Por do jetë e ngrohte, e zjarrtë takimi me qytetarët. Këta nuk takojnë dot qytetarët.

Zhvillohet një bisedë interesante unë e studioj. Ju ftoj nesër, të jeni të pranishëm në hapjen e kësaj fushate kaq optimiste që nuk e ka parë Shqipëria që nga viti 1992”-tha Berisha.