Vendosni fjalën kyçe....

Indrit Hoxha reagon ndaj deklaratës së Alibeajt: Kandidatura ime, për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën


Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Vorën, Indrit Hoxha, ka reaguar mbi deklaratat e kryetarit të komanduar të PD, Enkelejd Alibejat, i cili shprehte se nuk ka nxjerrë kandidat në Vorë për shkak të bandave majtas dhe djathtas.

Hoxha nëpërmjet një statusi në Facebook, thotë se kandidatura e tij është pikërisht për të luftuar bandat që kanë zaptuar Vorën, duke shtuar se demokratët janë bashkuar si kurrë ndonmjëherë për të larguar krimin.

Hoxha thotë më tej se gjëja e parë që do të bëjë në 15 maj është kthimi në lighshmëri dhe dekriminalizimin e bashkisë Vorë.

Sot Enkelejd Alibeaj eshte shprehur se ne Vore nuk paska nxjerre kandidat per shkak te bandave majtas dhe djathtas. E verteta eshte se kandidatura ime ne Vore eshte pikerisht per te luftuar bandat qe kane zaptuar Voren dhe e kane kthyer ne simbol te krimit te pushteti lokal te Edi Rames. E verteta eshte se ne Vore te gjithe demokratet jane bashkuar si kurre me pare per te larguar krimin nga Bashkia Vore. . E verteta eshte se demokratet te cilet dua ti falenderoje nga zemra u bashkuan dhe lane interesat individuale per nje qellim: Largimin e krimit dhe bandave nga Vora. E verteta eshte se kandidatura ime ka shqetesuar bandat e Vores sepse e kane shume te qarte se pushteti i tyre ne 14 maj merr fund dhe bashkia i kthehet qyetetareve. Une jam kandidati i te gjithe demokrateve dhe njerezve te ndershem e punetor te Vores. Kurre ne jeten time skam pasur te beje me krimin. Perkundrazi e kam denoncuar dhe akuzuar ne cdo dalje time publike. Madje me fakte dhe kam ngritur akuza penale kunder tyre. Gjeja e pare qe do te bej me 15 maj eshte kthimi ne ligjshmeri dhe dekriminalizimin  e bashkise Vore ne te mire te njerzve te Vores dhe interesit te perbashket. Une do te kem vetem banda muzikore ne fushate dhe ne qeverisjen e Vores. Ansje lloj bande tjeter. Te gjithe bashke  ne 14 per te larguar korrupsionin dhe krimin nga Bashkia Vore.” shkruan Hoxha.