Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë ankimimin e Partisë ‘Nisma Thurje’ për kandidatit Kosta Garo duke i hapur rrugën garimit të tij në zgjedhjet e 14 majit për Bashkinë Dropull.
Vendimi u mor pasi ‘Nisma Thurje’ ankimoi vendimin e KAS që vendosi të mos e regjistrojë Garon për të garuar në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.
Vendimi u mor një ditë më parë nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët:
1.Marsela Dervishi (Relatore);
2.Esmeralda Xhili (Anëtare);
3.Emona Muҫi (Anëtare);
4.Blerona Hasa (Anëtare);
5.Alma Kolgjoka (Anëtare).
Tashmë në Bashkinë Dropull në garë janë tre kandidatë ku kryetari aktual Dhimitraq Toli i Partisë Socialiste do jetë përballë Thanas Manekan e PBDNJ të mbështetur nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Kosta Garon e “Nismës Thurje”.