Vendosni fjalën kyçe....

Pashka Ortodokse, besimtarët në të gjithë vendin kremtojnë të Premten e Zezë


Besimtarët ortodokse në të gjithë vendin kanë kremtuar të Premten e Zezë, ditë kjo e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në Kryq.

Në Tiranë ceremonia e kalimit të Epitafit dhe varrimi i Jezu Krishtit, nisi pas meshës në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’.

Me qindra besimtarë ndoqën nga afër kalimin e epitafit në rrugë dhe shoqëruan procesionin kishtar.

Edhe në Korçë, qytetarët korçarë dhe turistë kanë ndjekur nga afër ritin e kalimit nën epitaf dhe varrimin e Krishtit e organizuar nga Mitropolia e Shenjtë.

Nisja është bërë nga sheshi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” ku janë bashkuar 6 epitafet e kishave, ndërsa ka vijuar në dy bulevardët kryesore.

Procesioni është udhëhequr nga Mitropoliti i Korçës imzot Johani. Edhe në Fier besimtarët kremtuan të Premtes se Zeze në kishën e Shën Gjergjit .

Ritualin e kalimit nen epitaf,  vendosur në ambientet e brendshme të kishës ku besimtaret sipas radhës kane kaluar nën epitaf dhe me pas mbas shërbesës u bë dalja ne qytet dhe pasi ka përshkruar Bulevardin kryesor te qytetit është kthyer sërish në kishë.