Sot paradite ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Sali Berisha, në një konferencë për shtyp deklaroi se, shtetasi Milaid Lopa, kishte dalë në foto në Zvicër me disa shtetas iranianë, një prej të cilëve, Qasem Sulejmani, i ekzekutuar nga forcat amerikane.
Sipas Berishës, identiteti i Sulejmanit, konfirmohej nga Gabriele Tarroni Longinotti dhe sipas Berishës kjo tregonte sesi incerenatori i Tiranës ishte financuar nga forcat e armatosura iraniane.
Hashtag.al kontaktoi me shtetasin Milaid Lopa, i cili pasi mohoi kategorikisht se në foto mund të kishte qenë Qasem Sulejmani, na vuri në dispozicion një email të vitiit 2019, i cili tregon emrat egzakt të personave në foto, ndërsa emaili është dërguar nga i ashtëquajturi denoncuesi Gabriele Tarroni Longinotti dhe takimi me iranianët është kërkuar për mundësinë e tregëtimit të mishit.
Emaili mban datën 3 mars 2019 dhe takimi është zhvilluar në Milano dhe jo në Zvicër siç pretendon Berisha.
Emrat dhe identitetet janë lehtësisht të verifikueshme edhe në Linkedin. Ata janë tregëtarë dhe biznesmenë nga Irani.
Ndonëse ky verifikim i bërë nga Hashtag.al ishte diçka elementare, ajo çfarë përbën vërtet çudi në këtë rast, është degradimi ekstrem dhe mashtrimi ordiner i konsumuar nga ish kryeministri dhe ish presidenti i vendit Sali Berisha.
Berisha duket se ja ka besuar strategjinë e tij të mbrojtjes, një mashtruesi të certefikuar italian si Longinotti, duke e ç’bërë imazhin e tij si kryeministri që futi Shqipërinë në NATO dhe si presidenti i parë i post komunizmit duke e shndërruar veten në një sharlatan dhe mashtrues përsëritës./Hashtag.al