Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka njoftuar vijimin e takimeve këtë herë me qytetarët në njësinë 9 në kryeqytet.
Në një postim në Facebook, Blushi shprehet se vazhdon dëgjimi i halleve të qytetarëve, si edhe prezantimi i programit të Belind Këlliçit, i cili ul kostot e jetesës.
Blushi nuk ka lënë pa përmendur edhe nisjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale nga Koalicioni, që do të mbahet nesër në orën 12:00 në Stadiumin “Air Albania”.
Postimi i plotë:
Vazhdojmë të trokasim në çdo zemër dhe derë më derë në Njësinë Nr. 9 për të folur sy më sy me qytetarët, për të dëgjuar hallet e tyre dhe për t’u prezantuar programin e shkëlqyer të Belind Këlliçit, që ul kostot e jetesës përmes rishikimit të taksave dhe tarifave bashkiake dhe transportit publik falas dhe modern.
Qytetarët mezi po e presin Ndryshimin e Madh dhe pas 14 Majit Bashkia e Tiranës do të jetë vetëm në shërbim të tyre!
Ndryshimi është në duart e tua!
Takohemi të gjithë nesër, në ora 12:00, në stadiumin kombëtar, për hapjen e fushatës fitimtare!