Një 33-vjeçar banues në Fier është ndaluar në Kakavijë pasi tentoi të fuste në mënyrë të parregullt një 17-vjeçare.
Shtetasi M.G akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ai e kishte shoqëruar 17-vjeçaren nga Athina në Kakavijë dhe po e ndihmonte të hynte në mënyrë të parregullt në territorin shqiptar.
“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë dhe shërbimet e FRONTEX-it, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në këtë pikë të kalimit kufitar, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Front”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
M.G., 33 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Ky shtetas është kapur në flagrancë në PPK Kakavijë, duke tentuar të ndihmonte për të hyrë në mënyrë të parregullt, në territorin e Republikës së Shqipërisë, një shtetase 17-vjeçare, të cilin e kishte shoqëruar nga Athina në Kakavijë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 aparat celular dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.