Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: 14 maji fund i tmerrshëm për lukuninë e hajdutëve të rilindjes, do ia dalim ta bëjmë Shqipërinë


Kreu i Rithemelimit të PD-së Berisha paralajmëroi fitore të thellë të opozitës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në fjalën e tij në përmbyllje të ceremonisë së çeljes së fushatës, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë masivisht ndryshimin, shpëtimin e Shqipërisë e demokracisë, zhvillimin e ekonomisë, bujqëisë, ndihmën e të rinjve dhe familjeve shqiptare.

Berisha tha se zgjedhjet e 14 majit janë kyçe për të ardhmen e vendit.

“Miqtë e mi, Edi Rama ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Ai e di që ju jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar nga 14 maji sepse e di se do të humbasë në mënyrë tmerruese. Është i tmerruar sepse e ka të sigurt sepse atë e pret fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, McGonigal. Ai e di mirë se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryfshet-marrësin dhe të mos dënojë ryshfet-dhënësit. Nuk të shpëton dot as Sorosi. Je krejtësisht i pashpresë. Edi Ramës dhe Rilindjes i them para jush dhe shqiptarëve. Jemi shqiptarë ne o budallenj, besën e prerë dhe votën e vjedhur nuk ta fal kurrë.

Ndryshimi është në duart tuaja, bashkë do fitojmë. Interesi kombëtar është primar për ne ndërsa ata tërhiqen nga interesi serbo-rus. Lidhjet me drogën me krimin janë lidhjet e tyre skllavëruese. Ne nuk jemi njëlloj. Familjarët e tyre duke nisur nga ata të Ramës janë vërsulur si lukuni në tendera e prokurime duke marrë qindra mijëra. Familjarët e Sali Berishës pas kontrolleve gjetën se kishin zero, zero, zero, përfitime. Ata janë lukuni e pangopur. Fundi më 14 maj është i tmerrshëm për ju. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.  Do ia dalim ta  bëjmë këtë vend, Shqipërinë e bëjnë vetëm dhe shpëtojnë vetëm shqiptarët.” – tha ndër të tjera Berisha.