Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Për ne familja është e shenjtë, për ata është prindi 1, prindi 2 e asgjësimi i saj


Sali Berisha tha në çeljen e fushatës se opozita e qeveria në pushtet nuk janë njësoj duke paralajmëruar fitore të thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Gjatë fjalës para mijëra mbështetësve të mbledhur në stadiumin ‘Air Albania’ ai tha se opozita e kandidatët e saj nuk janë kurrë njësoj.

Berisha vuri në dukje familjen, mbështetjen për nismën e lirë, pluralizmin, ekonominë, bujqësinë, shëndetësinë e frenimin e popullimit si pikat thelbësore të programit të opozitë.

“Shqiptarët nga 14 maji do përfaqësohen nga njerëz të ndershëm, punëtorë, familjarë, profesionistë që i zgjodhën vetë. Për ne familja është gjithçka. Për këta familha është prindi 1 prindi 2 dhe asgjësimi i saj. Ne vendosim të parin qytetarin, për këta qytetarët nuk kanë asnjë vlerë. Besojmë te nisma e lirë e individit për këtë taksat e ulëta janë mjet për zhvillimin. Interesi kombëtar është primar për ne ndërsa ata tërhiqen nga interesi serbo-rus. Lidhjet me drogën me krimin janë lidhjet e tyre skllavëruese. Ne nuk jemi njëlloj. Familjarët e tyre duke nisur nga ata të Ramës janë vërsulur si lukuni në tendera e prokurime duke marrë qindra mijëra. Familjarët e Sali Berishës pas kontrolleve gjetën se kishin zero, zero, zero, përfitime. Ata janë lukuni e pangopur. Fundi më 14 maj është i tmerrshëm për ju.” – tha Berisha.