Kandidati i koalicionit për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi, në fjalën e tij në çeljen e fushatës zgjedhore ka deklaruar se ka qenë pikërisht nevoja për ndryshim ajo që e ka bërë të garojë si qytetar i parë i Elbasanit.
“Beteja jona, një betejë thelbësore parimesh që ndan të ardhmen nga e shkuara, nuk ka kurrfarë egoje personale politike, është betejë e pastër për qytetarët e vendit.
Ju ftoj të luftojmë me pasion e ta fitojmë me nder e respekt.
Elbasani im gjendet sot në udhëkryq. I thahet buza për rininë e larguar. Ajo që më ka sjellë para qytetarëve, është kërkesa për ndryshim, çdo vonesë mund të jetë fatale e mund të bëhet e pandreqshme”, tha ai.
Ai u shpreh se beteja e demokratëve nuk është për ego personale politike por një betejë e pastër që frymëzon dhe vendos qytetarin në piedestalin e duhur.
“Ne sot nga kjo arenë rithemelojmë shpresën dhe idealin. I japim besën qytetarëve tanë dhe nisim betejën tonë tonë te jetës. Betejat që kemi përpara nuk është si betejat e dikurshme. Beteja jonë është një betejë thelbësore vlerash dhe zhvillimi që do të ndajë qytetarët nga sunduesi, të ardhmen nga e shkuara, besimin nga pasiguria.
Beteja jonë nuk ka ego personale politike sepse ajo është një betejë e pastër, ajo nxit, frymëzon dhe anagazhon dhe vendos në piedistalin e duhur qytetarin. Elbasani im, Elbasani ynë, ai i famshmi i kryqëzimit të rrugëve antike gjendet sot në udhëkryqin e historisë. Ai është i etur sot për qytetarin e vetë sepse e kanë varfëruar si të ishte skllav i babëzisë së qytetit. Ajo që më ka sjellë këtu para Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë është kërkesa e tyre për ndryshim sepse çdo vonesë mund të jetë fatale dhe mund të bëhet e pandreqshme.
Kërkesa për tolerancë dhe bashkëpunim që të gjitha gratë dhe burrat të bashkojnë talentet e tyre për të respektuar të ardhmen e Elbasanit. Besimi nuk ka qenë kurrë kaq i lëkundur dhe kaq i brishtë. Elbasanasit janë të revoltuar që jeta e tyre është gjithmonë e më ë vështirë. Unë përgjatë këtyre ditëve dua të flas drejtpërdrejtë me të gjithë qytetarët që kanë vuajtur nga keqqeveirsja”, deklaroi Boçi.