Demokratët në Kongres dhe Senat kanë prezantuar një projektligj që do ta detyronte Shtëpinë e Bardhë të kërkonte miratimin e Kongresit përpara se të urdhëronte një sulm bërthamor, duke këmbëngulur se presidenti nuk duhet të ketë autoritet të njëanshëm për të nisur një luftë bërthamore.
I prezantuar nga senatori Ed Markey dhe kongresmeni Ted Lieu të premten, ‘Akti i Kufizimit të Përdorimit të Parë të Armëve Bërthamore’ do ndalonte çdo president të SHBA-së të fillojë një sulm bërthamor pa autorizim paraprak nga Kongresi’, si dhe të riafirmojë kompetencat luftarake të ligjvënësve.
“Asnjë president nuk ka të drejtën apo autoritetin kushtetues për të shpallur luftë në mënyrë të njëanshme, e lëre më të nisë një sulm të parë bërthamor,” tha senatori Markey në një deklaratë, ndërsa Lieu shtoi se ‘askush nuk duhet të ketë aftësinë për të nisur një luftë që do të përfundonte jetën në Tokë’.
Të dy ligjvënësit vazhduan të akuzojnë presidentin rus Vladimir Putin për ‘kërcënime bërthamore’, duke argumentuar se rreziku i luftës bërthamore ‘nuk ka qenë kurrë më i qartë’ në mes të konfliktit të ndezur në Ukrainë.