Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk kërkon burgim të përjetshëm për ndryshimin e seksit të fëmijëve


Pronari miliarder i Twitter-it, Elon Musk, ka mbrojtur ndalimet ligjore për operacionet dhe medikamentet për ndryshimin e seksit për të miturit, duke argumentuar se njerëzit që ofrojnë një trajtim të tillë duhet të dërgohen në burg përjetë.

“Çdo prind apo mjek që sterilizon një fëmijë para se ai të jetë një i rritur në moshë që është në gjendje të japë pëlqimin për ndërhyrjen, duhet të shkojë në burg përgjithmonë”, shkroi Musk të premten në Twitter.

Ai e bëri komentin e tij në përgjigje të pretendimit të një editorialisti të MSNBC se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis po shkatërronte shtetin e tij me politika ‘jotolerante dhe me mendje autoritare’. Florida muajin e kaluar vendosi një ndalim për operacionet e ndryshimit të seksit, terapitë hormonale dhe bllokuesit e pubertetit për të miturit.

Musk nuk është i panjohur për polemika, pasi ka nxitur debate për çështje që variojnë nga përemrat te vaksinimin i detyrueshëm e deri te racizmi kundër të bardhëve.Postimi i tij për procedurat e ndryshimit të seksit për të miturit mblodhi rreth 9 milionë shikime në shtatë orë.

Florida është ndër shtetet, mes dhjetërash të tilla të kontrolluara nga republikanët që kanë vendosur kufizime në procedurat e ndryshimit të seksit për fëmijët. Kritikët e një legjislacioni të tillë i kanë dënuar ndalimet si sulme ndaj të rinjve transgjinorë.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, u ankua javën e kaluar se më shumë se 50% e fëmijëve transgjinorë amerikanë në SHBA jetojnë në shtete ku qasja e tyre ndaj ‘kujdesit shëndetësor që konfirmon gjininë’ ka humbur ose është nën kërcënim.

“Ky është një sulm i rrezikshëm ndaj të drejtave të prindërve për të marrë vendimet më të mira të kujdesit shëndetësor për fëmijët e tyre,” u tha Jean-Pierre gazetarëve në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi, “Fëmijët LGBTQI+ janë elastikë. Ata janë të fortë, ata luftojnë. Dhe ne do i mbështesim. Kjo administratë do kujdeset për ta.”

Musk ka folur më parë kundër procedurave të ndryshimit të seksit për të miturit, duke thënë se fëmijët shpesh ‘ushqehen me propagandë nga të rriturit’ dhe nuk duhet t’u jepen trajtime të tilla.

“Çdo fëmijë kalon një krizë identiteti përpara se të kristalizohet personaliteti/identiteti i tij. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë operacione të rënda, të pakthyeshme ose barna sterilizuese për të cilat ata mund të pendohen deri në moshën 18 vjeç.”