Vendosni fjalën kyçe....

Evi Kokalari thotë se stadiumi u boshatis gjatë fjalimit të Berishës


Evi Kokalari ka thënë se stadium u boshatis gjatë fjalimit të Sali Berishës në mbyllje të ceremonisë së çeljes së fushatës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë.’

Reagimi i saj erdhi pas një videoje të publikuar nga kryebashkiaku Veliaj pak çaste më parë ku stadium duket bosh gjatë fjalës së Berishës.

Kokalari thekson se nuk është e sigurt për kohën e braktisjes së stadiumit pavarësisht se vlerëson disa pjesë të fjalimit të Berishës, që sipas saj kishin nota konservatorizmi.

Në fund ajo shkruan se kur Berisha t’i marrë ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht e në interes të publikut, atëherë ajo do i tregojë në hollësi si mund të fitohet mbështetja e shqiptarëve, sidomos e elektoratit gri.

“Ulëse kishte. Ulësës, jo!

Mishërimi i revolucionit të integrimit, në një tentativë për t’u identifikuar sa më shumë me liderin e tyre historik, ju bëri demokratëve paradën e rradhës, pavarësisht që kupola se kupton, që sa më shumë e vënë këtë në vitrinë, aq më shumë trëmben demokratët e ndershëm që duan ndryshime reale.

Po nejse, ezmeri doli me autobuzin falas, dhe kjo sipas ‘strategut’ politik të kryetarit të opozitës, ishte ‘epike’. Prezenca e Saljanit pa shkop bejsbolli me vete dhe larg fustanit të Norës, ishte pa diskutim qershia mbi tortë. U rrit djali. I dashur z. Sali Berisha,

nuk jam e sigurt cili qe momenti që demokratët braktisën ceremoninë e hapjes së fushatës dhe pse, por është fatkeqësi që braktisën fjalimit tuaj, sepse në të, i kishe përforcuar notat e konservatorizmi.

Po nejse, kur t’i marrësh ndryshimet në PD dhe në politikën opozitare seriozisht dhe vetëm në interes të sovranit, më kontakto, dhe do të të tregoj në detaje si fitohet mbështetja e shqiptarëve dhe sidomos elektoratit gri, inteligjencën e të cilëve, ju të gjithë vazhdoni dhe e nënvleresoni. Me shumë dashuri, Evi.” – shkruan Kokalari.