Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Vorën, Indrit Hoxha, ka theksuar pesë objektivat e para menjëherë pas zgjedhjeve të 14 majit.
Ai shkruan se pesë objektivat kryesore janë nxjerrja e bashkisë nga falimentimi, ndërtimi i ujësjellësit për të mundësuar 24 orë ujë të pijshëm për çdo familje, ulje 50% e taksave për biznesin e madh e atë VIP e 80% për biznesin e vogël.
Po kështu Hoxha vijon shënimin e tij në Facebook duke shkruar se ndër punët kryesore janë edhe riurbanizimi i bashkisë si dhe puna për nënkalimin 500 metra të gjatë në Vorë, duke bashkuar qytetin nga dy anët e autostradës.
“5 Punet e para ne Bashkine Vorë nga 15 maji
Nxjerrim bashkine nga falimentimi.
Ndertimin e sistemit te bashkise per 24 ore uje te pijshem per çdo familje te bashkise Vorë.
Ulje 50% e taksave per biznesin e madh dhe ate VIP dhe 80% per biznesin e vogel.
Riurbanizimi i Bashkise Vorë dhe zhvillimi ndertimit.
Super puna per nenkalimin 500 metra ne Vorë bashkimi i qytetit nga dy anet e autostrades dhe zhvillimi i qytetit,ta bejme Vorën te banueshme.” – shkruan Hoxha.