Vendosni fjalën kyçe....

Kapet ‘me presh në duar’, shahisti mashkull zbulohet duke garuar si grua


Një burrë kenian është ekspozuar për maskimin e tij si grua për të konkurruar në seksionin e femrave të Kampionatit të Shahut 2023 në Nairobi. Stanley Omondi veshi një hixhab dhe u regjistrua për turneun e femrave me emrin Millicent Awuor, raportuan mediat vendase të enjten.

Omondi, i cili thuhet se ka shmangur ndërveprimet me lojtarët e tjerë, ngriti dyshime pasi mposhti ish-kampionen keniane Gloria Jumba dhe lojtaren më të mirë të Ugandës, Ampaira Shakira.

Sipas raportimeve, ai pranoi se ishte burrë pasi u mor në pyetje nga gjyqtarët dhe përmendi vështirësitë financiare si arsyen për sjelljen e tij.

Omondi u tha zyrtarëve të turneut se ai zgjodhi të mos garonte në Seksionin e Hapur, i cili ishte i hapur për të gjithë meshkujt dhe kishte një çmim prej 7,440 dollarësh, për shkak të konkurrencës së madhe. Ai shpresonte të fitonte çmimin prej 3,720 dollarësh për seksionin e femrave, që është gjysma e asaj që do të kishte fituar nëse do të kishte dalë fitimtar në garën e hapur për meshkuj.

Victor Ng’ani, një anëtar i Komitetit Disiplinor të Kenisë së Shahut, tha për mediat se nëse shpallet fajtor për mashtrim, Omondi përballet me një ndalim të gjatë nga sporti.